Tirana, trajneri Klafuriç: Nuk ishte vendimi im që skuadra të tërhiqej

“E doja pjesën e dytë ashtu si të parën”. Trajneri i bardhebluve, Klafuriç ka komentuar për “Super Gol” barazimin 1-1 të arritur në Korçë përballë Skënderbeut në javën e 4-t të “Abissnet Superiore”.
“Skuadra u tërhoq pas golit të avantazhit? Nuk ishte vendimi im që ne të tërhiqeshim , e doja pjesën e dytë ashtu siç bëmë në pjesën e parë. Edhe Skënderbeu bëri shumë presion, patëm edhe rastet tona me një lojtar më pak, por në fund barazim”.
“U munduam që të bënim lojën tonë, të dilnim në lojën tonë. Nga ana tjetër Skënderbeu provoi të shënonte, pasi ishte 0-1. Kishte presion për ne, sidomos nga tifozët sepse ishte transfertë. Ne e kontrolluam ndeshjen, kishim edhe rastet tona me një lojtar më pak”.
“Sigurisht që në pjesën e dytë intensiteti nuk mund të ishte i njëjtë. Sigurisht që edhe Skënderbeu bëri disa ndryshime. Por, u dëmtua edhe Ndong, u detyruam që ta ndryshonim, kjo na shqetësoi”.