Tirana zyrtare denon arrestimin e policeve

Përmes një deklarate aktin e rrëmbimit të policëve kosovarë e ka dënuar edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë aktin e ulët të rrëmbimit të dy policëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratë.
“Ne vlerësojme se akte të tilla kriminale, të motivuara nga struktura e mentalitete të vjetra e arkaike, nuk i shërbejnë aspak frymës së re të bashkëpunimit e fqinjësisë së mirë në rajon mes vendeve që aspirojnë të antarësohen në Bashkimin Evropian”, lexohet në deklaratë.
Ne vlerësojme se akte të tilla kriminale, të motivuara nga struktura e mentalitete të vjetra e arkaike, nuk i shërbejnë aspak frymës së re të bashkëpunimit e fqinjësisë së mirë në rajon
Ministria e Jashtme e Shqiperise
Ministria e Jashtme Shqiptare kërkon nga autoritetet përgjëgjese në Beograd të kthejnë në vendin e tyre policët e Republikës së Kosovës dhe të heqin dorë nga përsëritja e akteve të tilla në të ardhmen.
Serbia arreston policët kosovarë
Policia serbe ka arrestuar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, sipas të cilit, xhandarmëria serbe ka arrestuar rreth orës 10:30 në rajonin e Merdarës, Shukri Binakun dhe Sami Beqirin.
Daçiç ka thënë se policët kosovarë kanë qenë në territorin e Serbisë dhe kanë kaluar linjën administrative. Ai ka saktësuar se ata kanë pasur pushkë automatike, dy pistoleta dhe pajisje për matjen e largësisë.
Sipas tij kjo është shkelje e marrëveshjes ushtarako-teknike të nënshkruar në Kumanovë në vitin 1999.
“Çfarë kanë kërkuar ata në territorin e Serbisë qendrore dhe në bazë të çfarë marrëveshje?”, ka pyetur Daçiç pasi ka takuar familjarët e policëve serbë të arrestuar në Kosovë dhe të liruar nga burgu.
Daçiç ka thënë se ka kontaktuar me UNMIK-un, KFOR-in dhe EULEX-in që të sqarojnë qëndrimet lidhur me këtë ngjarje. Daçiç ka paralajmëruar masa reciproke pas arrestimit të serbëve në Kosovë. Dy policët janë arrestuar pas dy personave që u arrestuan pak ditë më parë.
Arrestimet, Prishtina: Serbia rrëmbeu policët
“Agresion dhe rrëmbim”. I tillë është për Prishtinën zyrtare arrestimi i policëve të Kosovës që po patrullonin në kufirin me Serbinë, në zonën e përgjegjësisë së tyre.
Në një deklarim nëpërmjet telefonit për Top Channel, Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi thotë se ky është rrëmbim pasi policët e Kosovës po patrullonin në zonën e gjelbër dhe nuk kishin kaluar në territorin e Serbisë.
“Është një akt tepër i papranueshëm, është një lloj agresioni, se kjo është një rrëmbim i patrullës policore të Kosovës, e cila ka patrulluar në vijën e gjelbër, e cila në asnjë mënyrë nuk ka kaluar në territorin e Serbisë. Por, në një pusi, ose pritë, nga xhandarmëria serbe i kanë kidnapuar dhe është plotësisht e papranueshme”, reagoi ministri Rexhepi.
Për më tepër, Rexhepi ka thënë se kjo shton tensione ndërshtetërore dhe se Daçiç vazhdon një politikë agresive të Millosheviçit.
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër arrestimin. Në një komunikatë arrestimi cilësohet një akt qyqar i Qeverisë së Serbisë që cënon rëndë marrëveshjet e arritura dhe raportet në mes të dy shteteve të pavarura, Kosovës dhe Serbisë.
Qeveria e Republikës së Kosovës ju bën ftesë të gjitha institucioneve ndërkombëtare që të ndërmarrin hapat e domosdoshëm, për të ndikuar te Beogradi zyrtar, për t’i ndalur këto veprime arbitrare dhe të kundërligjshme. Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon nga qeveria e Serbisë që menjëherë dhe pa kushte, të lirojë policët kosovarë.
Ndërsa, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka cilësuar arrestimin e pjestarëve të Policisë së Kosovës si “sulm mbi integritetin institucional e territorial të Republikës së Kosovës” dhe se sipas presidentes “Arrestimet e shpeshtuara të qytetarëve të Republikës së Kosovës, nga autoritetet e Republikës së Serbisë, nuk kontribuojnë në vendosjen e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve”.
Ashpër pas rrëmbimit të policëve të Kosovës, kanë reaguar edhe partitë politike.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, në reagimin e tij ka thënë se: “Ky është një lloj agresioni mbi vendin tonë, dhe cënim i sovranitetit të shtetit, sepse të arrestosh dy policë që mbrojnë kufirin tregon se Serbia është po e njëjta që ka qenë dhe për qasjen e tillë të Serbisë është më së miri të pyetet Qeveria e cila po bën dialog me të”.
Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate për media, duke iu referuar fotos se publikuar nga Serbia me policët e kapur, e quan ate turpëruese dhe revoltuese. “Kjo foto të revolton pavarësisht rrethanave sepse ngjan më shumë me pengmarrje nga ana e ndonjë organizate terroriste se sa një veprim institucional midis dy aktorëve shtetërorë”, shkruan në reagimin e Vetëvendosjes, duke shtuar se “Qeveria e Kosovës me dialog me Serbinë ka dashur ta bindë popullin e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare se Serbia ka ndryshuar nga vitet nëntëdhjetë dhe se tani ajo e meriton statusin e kandidatit, më shumë duke bërë koncesione, sesa duke vendosur kushte për Serbinë”.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë për Top Channel se: “Ky është një akt më tepër për të treguar se Serbia nuk është reformuar dhe është po ajo Serbi, e cila, në vazhdimësi ka ndërhyrë në Kosovë, dhe po ashtu është rezultat i bisedimeve të dobëta të cilat e kanë ulur nivelin e funksionimit të shtetit të Kosovës”.
Arrestimet Kosovë-Serbi
Probleme me lëvizjen në kufirin Kosovë-Serbi
DASH: Jo arrestimeve politike
Serbia arreston sindikalistin Abazi