E Shtunë, 31 Tetor 2026

TiranaWeek, nga shfaqjet teatrale tek ekskursionet në natyrë

Nga shfaqjet teatrale tek ekskursionet në natyrë. Ndiqni guidën e Tirana Observer

valboneTiranaWeek vjen çdo të premte në Tirana Observer. Është një rubrikë javore e gazetës sonë, e ideuar për të përcjell sa më shumë informacion kulturor dhe argëtues për lexuesit tanë. TiranaWeek këtë fundjavë vjen me një larmishmëri aktivitetesh, duke nisur që nga shfaqjet më të reja në teatro; tek filmat e fundit në  kinema e deri të ekskursionet në natyrë e ngjitjet në mal. Nëse ende nuk keni menduar se çfarë do të bëni në fundjavë rubrika jonë është guida më e mirë për tu ndjekur…

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

Teatri i metropolit, Tri mendje në ankand

Në datën 12 prill, ora 19ºº, në Teatrin e Metropolit, në sallën Shekspir, do të ngjitet në skenë premiera e re e dramës satirë Tri mendje në ankand  e autorit të njohur Ferdinand Hysi, me regji të Elma Doresit. Drejtor Artistik është Suela Konjari, skenografia e Beqo Nanajt, kostumografia nga Edlira Qyshka. Interpretojnë aktorët: Devis Muka, Alban Musa, Klodian Hoxha, Elona Hyseni, Dori Caushaj dhe Lorenc Kaja. Vepra e shkruar në vitin 1994 është përzgjedhur mes 120 dramave më të mira të Evropës, duke i dhënë jo pak vlerësim dramës satire që mban firmën e dramaturgut Ferdinand Hysi. Gjashtë personazhet e dramës të shtruar në një spital psikiatrik janë me profesion, mësues, aktor etj, pra intelektualë që kanë botën e tyre. Por janë futur në psikiatri për hallet që kanë. Të gjendur në këtë spital ata duan të zënë pikat e spitalit dhe të rregullojnë psikiatrinë dhe këtë gjë ata e kanë shumë seriozisht. Megjithatë nuk dihet se kush janë të çmendurit, ata që janë brenda në psikiatri apo ato që janë jashtë.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Historia e një kënge në TOB

Në datat 11, 12, 13 dhe 14 prill, ora 19ºº, Teatri i Operës dhe Baletit, do të shfaqë në kuadër të 60-vjetorit të krijimit: baletin Historia e një Kënge të Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos, që në fakt është historia e një vepre brenda historisë së TKOB në Tiranën liberale të viteve 70-të. Ideja e kësaj shfaqje është e Zhani Cikos, libreti i Agron Aliajt (artist i popullit), muzika e Nikolla Zoraqit (artist i popullit), e ftuar e veçantë Vikena Kamenica. Skenografia është e Erald Bakallit, kostumet nga Ardi Asllani, koncertmaestër Edmond Doko. Në këtë shfaqe interpretojnë solistët dhe trupa e baletit si dhe orkestra simfonike e TKOB. Në vepër janë përdorur hite të viteve 70-të nga, The Beatles, Adriano Celentano, Tom Jones, Elvis Presley.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Ekspozitë nga Mario Xhavella

Piktori Mario Xhavella ka ekspozuar veprat e tij në shumë vende të Europës si Hollandë, Çeki, Greqi apo Moskë, por kjo është hera e parë që ai vjen me një ekspozitë në Tiranë. Me pikturën e tij ai ka vendosur të japë përgjigje për pyetjet që rëndojnë në përgjithësi shoqërinë njerëzore, siç është e mira, apo e keqja dhe këtë e bën nëpërmjet simboleve të shumta nga të cilat përbëhet tabloja e tij. “Është një përpjekje për t’iu përgjigjur pyetjeve të mia për këtë botë dhe pozicioni im ndaj botës. Pyetjet janë të përhershme, ndërmjet të bardhës, zezës, të mirës, të keqes, fizikës, metafizikës, ferrit e parajsës”, deklaroi piktori Mario Xhavella. Piktori e quan veten “Pos Red”, ashtu si grupohen piktorët që kanë jetuar në periudhën e realizmit komunist dhe jetojnë edhe pas rrëzimit të tij. Ekspozita është çelur në ambientet e Art Space Galleri, në Tiranë.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Vitrina e librit

Vjen në shqip vëllimi i tretë i një prej librave më të njohur në të gjithë botën “Revolta e Atlasit”. Me përkthimin e Amik Kasoruhos lexuesi shqiptar mund të plotësojë kryeveprën e Ayn Rand, ruso-amerikanes e cila arriti të shkruante një nga librat më influencues sa i takon zhvillimeve ekonomike veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Muajt e fundit edhe lexuesi shqiptar ka shfaqur interes për këtë roman ku ndërthuret letërsia me analizën mbi zhvillimin ekonomik. “Revolta e Atlasit” ka shitur mbi 30 milion kopje vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe është përkthyer në 30 gjuhë të botës. Një tjetër guidë i dedikohet meshkujve dhe titullohet “101 gjërat që mund të bësh, për të bërë të lumtur një femër”. Ndërsa në letërsinë për fëmijë vijnë dy libra enciklopedik, njëri titullohet “Stinët” dhe tjetri “Rroftë mirësjellja”.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Ekspozita “Pranverë-Art”

Ekspozita “Pranver-art” e cila nisi për tu kthyer në traditë në vitin 1972, pati të njëjtin fat si Festivali i 11-të i Këngës. Një pjesë e piktorëve u dënuan, ndërsa ekspozita u ndalua për tu rikthyer vetëm në vitin 2009. Ky është viti i katërt i cili ka një grup piktorësh e skulptorësh mes tyre Sali Shijaku, Llazar Myzeqari, apo Maksim Bushi në ekspozitën “Pranver-art” në Muzeun Kombëtar. Njëri nga artistët dhe organizatorët LLazar Taçi thotë se kjo është një mënyrë për t’u ndjerë të gjallë. Ekspozita i dedikohet kryesisht stinës së pranverës, prandaj në tablotë e shumta ajo që të bie në sy janë ngjyrat. Ekspozitën mund ta vizitoni në Muzuen Historik Kombëtar në Tiranë.

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

Veza magjike, teatër për fëmijë

Në datat 13 dhe 14 prill do të jepet shfaqja Veza magjike. Shfaqja flet për vlerat ushqimore të vezës tek fëmijët dhe të të gjitha produkteve biologjike në përgjithësi ndryshe nga produktet OMGJ që gjenden sot në treg, që në dukje janë të mira por në brendësi dhe për nga vlerat ushqyese janë të padobishme. Të shtunave shfaqja fillon në orën 11:00, ndërsa të dielave jepen dy shfaqje, pikërisht në orën 10:30 dhe 11:30.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Bota e prestigjatorëve vjen në kinema Millennium

Dy iluzionistë të famshëm, në kazinotë e Las Vegasit ndihen të sigurt në famën e tyre, por në fakt nuk është kështu sepse edhe bota e prestigjatorëve është e mbushur me po aq rivalitet sa edhe në profesionet e tjera. Skena me efekte speciale dhe aktorë të njohur që plotësojnë magjinë e një komedie të mirëpritur nga publiku i huaj siç është The Incredible Burt Wonderstone, komedia që ka filluar projeksionet e saj në kinema Millennium prej datës 9 prill. Protagonistë Steve Carell e Steve Buscemi në rolet e dy iluzionistëve dhë përballë tyre Jim Carrey, në rolin e një magj

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›