Tiranë – Shkarkonin ujëra të toksikuar në rrugë, procedohen penalisht 15 administratorë lavazhesh

15 administratorë lavazhesh janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës pasi shkarkonin ujëra të toksikuar me solucione për pastrimin e automjeteve në rrugë dhe në hapësira publike, duke ndotur mjedisin dhe shqetësuar qytetarët.
Sipas njoftimit të Policisw, “Gjatë verifikimeve të kryera me objektiv parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e krimeve kundër mjedisit, që gjithashtu rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 konstatuan se 15 lavazhe në territorin në juridiksion të këtij komisariati keqmenaxhonin shkarkimin e ujërave të toksikuar nga solucionet e pastrimit, duke i derdhur ato në rrugë dhe në hapësira publike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq nisi procedimi penal në gjendje të lirë për administratorët e subjekteve, konkretisht shtetasit: G. C., S. P., P. K., A. T., N. S., A. M., A. D., S. F., Sh. R., A. D., M. H., B. Sh., K. Xh., O. H. dhe A. Xh., për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme ndërsa Policia e Shtetit apelon për të gjithë subjektet që ushtrojnë aktivitet me ndikim në mjedis të pajisen me autorizimet e kërkuara nga ligji dhe të respektojnë rregullat për mbrojtjen e mjedisit, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë.
/rtsh.al/