E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë / Goditen 6 lokale të basteve sportive / 8 persona të arrestuar

Policia ka goditur sot 6 lokale në zona të ndryshme të Tiranës, pranë shkollave, ku viheshin baste sportive në mënyrë të paligjshme përmes celularëve.
Operacioni i koduar “Barriera” përfundoi me 8 persona të arrestuar.

Në pranga u vunë M. M., 20 vjeç dhe S. A., 23 vjeç, të dy punonjës në dy prej lokaleve të kontrolluara. Po ashtu, u arrestuan D. V., 24 vjeç, B. Ç., 42 vjeç, E. S., 43 vjeç, A. D., 26 vjeç, E. B., 24 vjeç dhe O. A., 21 vjeç, të cilët u kapën në ambientet e lokaleve duke vënë baste.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan nëntë celularë me faqe aktive për lojëra fati, si dhe pajisja ku ruheshin pamjet e kamerave të sigurisë.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2 dhe Forcën e Posaçme Operacionale dhe në koordinim me Prokurorinë.
Hetimet dhe kontrollet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›