E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tiranë- U asfiksuan nga rrjedhja e gazit në banesë, humbin jetën pronari dhe i afërmi i tij

Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e kësaj të enjte (19 dhjetor) në Tiranë, si pasojë e asfiksimit nga gazi.

Policia njofton se ngjarja u regjistrua në një banesë në rrugë “Marije Kraja, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit humbën jetën pronari i banesës, një 47-vjeçar dhe një afërm i tij, një 56-vjeçar.

Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, teksa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›