Tiranë- Vidhet dyqani, autori me xhup të kuq e maskë të zezë. Policia: Shpërblim 5000 euro për çdo informacion

Një dyqan celularësh është vjedhur në rrugën Myslym Shyri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (9 shkurt) rreth orës 09:30.
Sipas policisë autor ka qenë një person i cili shfaqet me maskë të zezë dhe me një xhup të kuq. Nën kërcënimin e një pistolete, personi është futur brenda dyqanit në pronësi të M.F. dhe ka marrë disa aparate celular. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje. Autori ka marrë 15 aparate telefonash të ndryshëm.
Policia u njoftua nga shitësit e dyqanit, ku menjëherë sapo mbërriti në vendin e ngjarjes, nga kamerat e sigurisë së dyqanit përftoi edhe foton e autorit të ngjarjes, ku për identifikimin e të cilit kërkon bashkëpunimi e qytetarëve, duke vënë në dispozicion 5 mijë euro për informacionin e saktë që çon në identifikimi e tij.
/rtsh.al/