E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 2 persona nga Laçi plagosen në Lundër, në kërkim autorët

TIRANË-Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri dje në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Lundrës ku sic bën të ditur gazetari ynë, Spartak Koka, kanë mbetur të plagosur shtetasit Erjon Prengaj, 24 vjeç dhe Klevis Bushati, 24 vjeç, të dy banorë nga Laçi.
Burime nga policia bënë të ditur se Prengaj ka marrë një plagë në krahun e majtë, kurse Bushati një plumb në supin e djathtë.

Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur në një lokal në orët e para të mëngjesit për motive të dobëta.
Policia vijon punën për kapjen e autorëve, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur.
Mbi ta rëndon vepra penale e vrasjes së mbetur në tentativë, e dënueshme nga neni 76 i Kodit Penal.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›