Tiranë, 2 persona plagosin 21 vjeçarin, e thirrën për t'u sqaruar
TIRANE - Një sherr për motive te dobëta ka çuar në plagosjen me thikë të një 21-vjeçari pasditen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në rrugën “Siri Kodra”, ku shtetasi Erjon Lila është goditur me thikë nga një tjetër i ri.
Erjon Lila, 21 vjeç nga Burreli ishte thirrur nga dy persona për t’u sqaruar për një zënke të mëparshme dhe aty e kanë qëlluar me thikë duke e lënë të plagosur rëndë.
Dy autorët janë larguar me një automjet më targa të huaja menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk janë arrestuar nga policia.
I plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak, prej nga mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Redaksia Online
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)