E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 6 familje përmbyten nga ujërat e zeza, Banorët: Situata e padurueshme

TIRANË- 6 familje në rrugën ‘Todi Shkurti’ në njësinë 2 në Tiranë prej ditës së djeshme janë pushtuar nga ujërat e shiut, të përziera edhe me ujërat e zeza. Rruga e amortizuar dhe pa kanalizime ka bërë që shirat e parë të shkaktojnë përmbytje të banesave të tyra nga ujërat e zeza, pasi kolektori bllokohet dhe nuk kryen funksionin e duhur.

Sipas banorëve ujërat e zeza e kanë bërë të padurueshme jetesën e tyre në këto shtëpi private. Mes tyre ka edhe nga ata banorë që e kanë tualetin të shkëputur nga banesa pasi vuajnë këtë problematikë prej vitesh. Ata shprehen se kanë bërë disa kërkesa pranë njësisë bashkiake por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

“Të gjitha fekalet na hyjnë brenda në shtëpi. Na duhet vetëm 50 metra kanalizime, asgjë më tepër. Ka vite që tubacionet janë amortizuar, pusetë nuk ka. Kemi vajtur gjithëandej, nuk ka zgjidhje”, shprehet një banor.

6 familjet flenë e zgjohen me shpresën që shirat të mos zgjasin shumë pasi shpesh duhet t’i përvishen punës për të zhbllokuar qoftë edhe natën, ato pak puseta që ka kjo rrugë. Ndërsa paraditen e sotme kanë mjaftuar vetëm disa minuta reshje shiu që rruga ‘Ali Demi’ të tejmbushet me ujë duke shkaktuar probleme për kalimin e këmbësorve nga njëri krah i rrugës në tjetrin.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Tiranë, 6 familje përmbyten nga ujërat e zeza, Banorët: Situata e padurueshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›