E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane 6 persona ne pranga per vjedhje

Policia e Tiranes ben me dije se ne 24 oret e fundit ka arrestuar gjashte shtetas pasi jane kapur ne flagrance duke vjedhur.

Fillimisht eshte arrestuar 20-vjecari Juliano Mehmeti sepse u kap ne flagrance duke vjedhur banesen e nje shtetasi. Me pas jane arrestuar po ne flagrance edhe dy shtetas te tjere perkatesisht Endri Cerciz Avdia 29 vjec banues ne Tirane i denuar me pare per vepren penale te Vjedhjes me dhune si dhe M.M 17 vjec banues banuese ne Tirane.

Edhe keta dy persona iu prangosen teksa po vidhnin bizhuteri. Gjate nates se shkuar policia vuri pranga shtetasi E.P 17 vjec banues ne Paskuqan. I riu i prangos pasi gjykata e kishte denuar me 10 muaj burg per vepren penale te vjedhjes ne bashkepunim.

Forcat e komisariatit te policise numer 5 arrestuan ne flagrance shtetasi Abaz Ferit Bruci 39 vjec banues ne Babrru Koder si dheJani Shefqet Memos 37 vjec banues ne Babrru. Arrestimi i tyre u krye sepse dje rreth ores 01.30 ne Paskuqan jane kapur ne flagrance nga Patrulla e Pergjithshme me nje sasi kabulli elektrik gjate momenteve duke e futur ne mjetin e tyre ku dyshohet se i kane vjedhur ne shtyllat e Elektrikut ne Paskuqan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›