E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë/ Digjen tre makina, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Tre automjete janë përfshirë nga flakët pranë Postës Shqiptare, në rrugën “Çamëria” në Tiranë.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Menjëherë pas ngjarjes në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të incidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›