E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane-Durres lahet me gjak, 5 te vdekur

Durres- Pese te vdekur dhe tre te plagosur eshte bilanci tragjik i nje aksidenti te trefishte te ndodhur ne oret e para te mengjesit te dites se djeshme ne autostraden Tirane-Durres. Ngjarja eshte regjistruar rreth ores 06:45, ne afersi te Maminasit. Ekspertet e grupit hetimor te cilet mberriten ne vendngjarje, deklaruan se fillimisht automjeti me targa te Tiranes 0458 S, ka humbur kontrollin duke u perplasur me trafikndareset e autostrades. Ndersa brenda pak sekondave ne kete aksident jane perfshire edhe dy automjete te tjera me targa po te Tiranes, te cilet udhetonin ne te njejtin drejtim. Per pasoje kane mbetur te vdekur pese persona qe ktheheshin nga nje dasme, tre prej te cileve ishin gra dhe jane plagosur tre te tjere, te cilet jane transportuar menjehere per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. ndersa viktimat jane derguar per ne Morgun e spitalit te Durresit, per t'iu nenshtruar ekspertizes perkatese.

Viktimat

Te plagosur si pasoje e ketij aksidenti te trefishte jane Ilir Bardhi, Nuel Papuli, si dhe Elda Mallkutaj, te cilet po udhetonin ne automjetet me targa te Tiranes 09 88 G, si dhe TR 51 84 L . Nderkaq, viktimat e identifikuara te aksidentit te rende, pjesetare te dy familjeve jane Doleres Skenderi, 27 vjece, Haxhire Skenderi, 60 vjece, nene e bije, Eduart dhe Lumturi Lekdusha, perkatesisht te moshes 57 dhe 50 vjec, burre e grua dhe Lindida Limani, 43 vjece. Sipas policise qe te peste viktimat jane banore te qytetit te Tiranes, ashtu sikurse dhe te plagosurit. Nga hetimet paraprake te grupit hetimor, mesojme se shkak per aksidentin eshte bere humbja e kontrollit te automjetit me te cilin po udhetonin viktimat, i cili drejtohej nga Dolores Skenderi, dhe dalja e tij ne sensin e kundert te drejtimit.

Hetimet

Vetem pak minuta pasi policia e Durresit eshte njoftuar mbi ate cfare kishte ndodhur ne autostraden Tirane-Durres, ne afersi te Maminasit, kane shkuar ne vendngjarje, ku dhe nisen procedurat perkatese. Fillimit hipoteza e policise ishte se automjeti tip "Volkswagen", mund te jete perplasur me trafikndareset, ku brenda pak sekondave u perfshine dhe te tjera automjete ne aksidentin tragjik per jeten e pese udhetareve qe ktheheshin nga nje dasme ne Durres. Por vetem pas disa oresh, grupi hetimor hodhi nje tjeter version, jo perfundimtar mbi ate cfare ndodhi. Sipas policise, automjeti me targa te Tiranes, i cili mendohet te drejtohej nga 27 vjecarja Doleres Skenderi, eshte futur ne krahun e kundert si pasoje e pakujdesise, ku per pasoje eshte perplasur me nje tjeter automjet, ku fill pas tij eshte aksidentuar edhe makina e trete. Grupi hetimor, vetem pas keqyrjes se vendit te ngjarjes si dhe automjeteve pothuajse te shkaterruara, deklaroi se makina me te cilen po udhetonin viktimat ka marre goditje ne pjeset anesore, ndersa perplasja ka qene aq e fuqishme, sa jo vetem eshte ndare ne dy pjese, por edhe ka shkaktuar bilancin tragjik. Mendohet qe mjeti te udhetonte me mbi 100 km ne ore, pasi forca goditese ka qene fatale. Viktimat sipas policise udhetonin ne te njejtin automjet, kurse tre te plagosurit ne dy makina te ndryshme.

Enkelejda Arapi

Te vdekur:

Doleres Skenderi, 27 vjece

Haxhire Skenderi, 60 vjece (nena)

Eduart Lekdusha, 57 vjec

Lumturi Lekdusha, 50 vjece (burre e grua)

Lindida Limani, 43 vjece

Te plagosur

Ilir Bardhi, 18 vjec

Nuel Papuli, 19 vjec

Elda Mallkutaj, 17 vjece

Te plagosurit

Tre te plagosurit ne aksident jane transportuar menjehere per ne Spitalin Ushtarak, ku ndodhen nen kujdesin e mjekeve dhe jashte rrezikut per jeten. Bluzat e bardha thane se te aksidentuarit, mes te cileve nje femer, kane pesuar trauma nga perplasja e mjeteve.

Policia: Tre ore per te identifikuar viktimat

Identifikimi i pese viktimave te cilet ishin transportuar per ne Morgun e spitalit te Durresit vetem pak minua pas ngjarjes, eshte bere vetem pas nje harku kohor prej tre oresh. Fillimisht efektivet e policise se Durresit arriten te identifikonin nepermjet nje dokumenti, perkatesisht patente, Dolores Skenderin. Ndersa dy viktimat e tjere, Haxhire Skenderi, 60 vjece si dhe Lindita Limani, 43 vjece, u identifikuan vetem nje ore pas transportimit te tyre per ne Morgun e spitalit, fale deshmise se disa prej familjareve te viktimave, te cilet me t'u informuar shkuan menjehere per te terhequr trupat ne Durres. Nderkaq, per shkak te shperfytyrimit si pasoje e aksidentit, dy bashkeshortet Eduart Lekdusha, 57 vjec, si dhe Lumturi Lekdusha, 50 vjece, arriten te identifikoheshin vetem tre ore me vone, fale deshmise se familjareve dhe nepermjet rrobave qe kishin veshur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›