E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane-Elbasan 293 milione dollare

Ministria e Financave zbardhi koston totale të rrugës Tiranë-Elbasan, projektit më të madh në infrastrukturë që po ndërtohet aktualisht me fondet e buxhetit.

"Ky projekt ishte vlerësuar fillimisht të kushtonte rreth 400 milionë dollarë dhe vlerësojmë se në total kursimet për këtë projekt do të jenë 110 milione dollare. Vlera e tanishme e projektit konsiderohet rreth 290 milionë dollarë", tha Xhentil Demiraj, drejtor i Menaxhimit te Borxhit, 

Qeveria thote se ka arritur ta mbyllë të gjithë paketën e financimit për këtë projekt përmes kredive të kontraktuara nga Fondi Islamik, ai i Abu Dabit dhe fondi i OPEC-ut, të cilat Ky projekt ishte vlerësuar fillimisht të kushtonte rreth 400 milionë dollarë dhe vlerësojmë se në total kursimet për këtë projekt do të jenë 110 milione dollare.

Xhentil Demiraj
Drejtor ne Ministrine e Financave janë marrë të gjitha me interesa buta. Kjo procedurë u mbështet edhe nga opozita, e cila votoi pro marrëveshjes së kredisë.

Por Erjon Braçe vuri në dukje faktin se kostoja e kësaj rrugë, sipas tij, është prova më e qartë e abuzimeve që kanë ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

"Kjo eshte rruga, mënyra e ndërtimit të një vepre madhore, që synon të shkurtojë kostot, qoftë për buxhetin e shtetit, qoftë edhe për taksapaguesit shqiptarë. Kjo mënyrë prokurimi e ndërtimit të kësaj rruge, e bën edhe më të qartë, qoftë dyshimin, qoftë edhe akuzën për mënyrën se si është ndërtuar ai 56 mijë kilometërshi tjetër", tha Braçe.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Rrugëve Skëndër Çota, tha se ndërtimi i tunelit, të Elbasanit po ecën me ritme mjaft të shpejta.

"Deri sot punimet kanë avancuar në rreth 41 përqind të gjatësisë së tunelit dhe përafërsisht ecet me 0.5 deri 1 përqind progres cdo ditë", tha Çota.

Ruga Tiranë-Elbasan po ndërtohet sipas projekteve dhe preventivave të përcaktuara më parë, ndërkohë që në rastin e rrugës Durrës-Kukës u ndoq procedura e çmimit për njësi, një nga arsyet kryesore, që coi në rritjen e fortë të kostos deri në dy herë krahasuar me parashikimet fillestare. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›