Tirane FRESSH feston 21-vjetorin

Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë ka festuar pasditen e së martës në Tiranë 21-vjetorin e themelimit të tij.
Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, Saimir Tahiri ka ftuar të rinjtë që më 23 qershor të votojnë për ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë.
“Kemi përpara sfida të panumërta, por jo të pakapërcyeshme. Kryeministri Berisha po ua bën jetën ferr shqiptarëve, por mos u dëshpëroni dhe mos u dorëzoni, nuk është vonë për të pasur një rini të lumtur”, u ka thënë Tahiri të rinjve të pranishëm.
Duhet ta kthejmë vitin 2013 në vitin e ndryshimit. Ngrihuni në këmbë dhe merrni në dorë fatin e jetës tuaj. Premtojini njëri-tjetrit që nuk do të lejoni të vihet dorë mbi vota
Saimir Tahiri
Partia Socialiste Tahiri ka nënvizuar se zgjedhjet e ardhshme parlamentare përbëjnë zgjidhjen e vetme për të dalë nga kjo situatë e rëndë ku qeveria ka futur vendin dhe ka ftuar votuesit e rinj që të mbrojnë votën e tyre.
“Duhet ta kthejmë vitin 2013 në vitin e ndryshimit. Ngrihuni në këmbë dhe merrni në dorë fatin e jetës tuaj. Më 23 qershor do të fitojmë me PS dhe Edi Ramën. Premtojini njëri-tjetrit që nuk do të lejoni të vihet dorë mbi vota”, ka thënë Tahiri.
Një mesazh të ngjashëm ka dhënë edhe vetë kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali, e cila ka theksuar se Partia Socialiste do të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse.
“Do të punojmë të gjithë së bashku për të arritur ndryshimin. Vendi ynë nuk u përket hajdutëve. Më 23 qershor ne do ta fitojmë Shqipërinë”, ka thënë Spiropali.