E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane Lulzim Basha shtyn12 muaj hipotekimet

Te tjera rreth shkrimit Shqiptarja.com e paralajmeroi TIRANE - Lulzim Basha shtyn edhe per 12 muaj te tjere afatin e zgjidhjes se nje prej ceshtjeve te shpallura prej tij si kale beteje gjate fushates zgjedhore per kryebashkiak te kryeqytetit vitin e kaluar por qe gjithnje e me shume po merr trajtat e nje deshtimi.
Asnje objekt pa leje nuk do te mbetet pa u hipotekuar edhe sikur do te na duhet tI kerkojme qeverisjes qendrore te beje nderhyrje ne legjislacionin kombetar dhe kjo do te perfundoje doemos brenda 2012 u deklaroi ai dje perfaqesuesve te biznesit. Fjala eshte per 400 pallate te cilat nuk mund te hipotekohen pasi investitoret e tyre jane larguar dhe nuk kontaktohen dot.
Qytetaret kane paguar parate por ligjerisht ata nuk figurojne si pronare te apartamenteve. Basha kishte premtuar gjate gjithe fushates se tij ne prill-maj te vitit te kaluar se me te ardhur ne krye te Bashkise se Tiranes ai do ta zgjidhte problemin brenda vitit 2011. Dje ai e shtyu edhe nje vit afatin per te zbatuar kete premtim.

LIGJI
Nderkohe kryebashkiakume fjalet e tij para biznesit ka treguar se nuk eshte ne dijeni te faktit qe qeveria ka pergatitur nje projektligj per tI hapur rruge zgjidhjes se problemit. Kjo krijoi nje perplasje pa precedent midis Bashkise dhe ministrise se Puneve Publike e cila kishte cuar kete draft ne parlament por tri dite me pare Komisioni kuvendor i Veprimtarive Prodhuese e ktheu per rishikim pasi sipas kryetarit te tij Jemin Gjana Bashkia kishte shqetesime.

KERKESAT
Bizneset kerkuan qe te nise hipotekimi edhe per objektet qe ishin perfshire ne proces legalizimi e qe jane bllokuar prane ALUIZNI-t. Por ata kane shkuar edhe me tej se me pare me kerkesat ndaj Bashes. Pervec pallateve qe ka ne administrim Bashkia ka mbi 200 pallate te tjera ALUIZNI dhe te tjera institucione dhe ne do te kerkonim qe e gjithe kjo pasuri te futej ne procedure te njejte me ate qe keni marre ju zoti kryetar persiper. Shoqata e Ndertuesve ka shume materiale dhe shume raste ka punuar per shume vite dhe mund te ndikoje mund te jape kontribut dhe mund te ndihmoje per zgjidhjen perfundimtare te ketij problemi qe eshte gangrene per ekonomine e qytetit te Tiranes tha Luigj Aleksi nga Shoqata e Ndertuesve. Basha u pergjigj duke thene se ai e konsideron kete ceshtje si nje sfide personale por edhe si nje valvol sic e percaktoi ai per tregun e pasurive te paluajtshme dhe nje prove e votebesimit per te ardhmen. Luigj Aleksi i tha gjithashtu kryebashkiakut Basha te ndikoje per shtyrjen deri ne fund te muajit qershor ne afatin e rivleresimit te pasurive lidhur me procesin e nisur te hipotekimit te ndertimeve ne Tirane.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›