Tiranë, PS protestë për fjalën e lirë

Deputetja e PS, Ledi Shamku tha para protestuesve se po protestohet para televizionit kombëtar për shumë arsye, mes të cilave kryesorja është fjala e lirë.
Shamku njoftoi gjatë këtij tubimi për tubimin e madh në 30 maj. Pavarësisht protestës paqësore, u vu re prania e forcave të shumta të policisë.
Ndërkohë, më herët selia roze vijoi turin e protestave të saj edhe në qytetin e Bulqizës. Militantët socialistë, të drejtuar nga deputetët Qemal Minxhozi dhe Sadri Abazi, kanë protestuar kundër varfërisë, papunësisë, korrupsionit, por mbi të gjitha edhe për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Bulqiza, thanë deputetët socialistë, ka mbetur një ndër qytetet më të varfëra të vendit edhe pse ka një pasuri të cmuar si minerali i kromit, i cili po shfrytëzohet për pasurimin e pushtetarëve dhe jo të qytetarëve të Bulqizës.