E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë/ Përfshihet nga flakët apartamenti, shkumbohet kuzhina

Flakët përfshinë një apartament në zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, duke shkaktuar dëme në ambientin e kuzhinës.

Alarmi për zjarrin vuri në lëvizje shërbimin zjarrfikës, i cili mbërriti në kohë dhe ndërhyri për të vënë nën kontroll situatën.

Zjarri u lokalizua në kuzhinë, përpara se të depërtonte në pjesët e tjera të banesës.

Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e dhomave të apartamentit.

Në këtë mënyrë u shmang përhapja e flakëve dhe u kufizuan ndjeshëm pasojat e zjarrit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›