Tiranë-Plagosi fqinjin me armë zjarri pas sherrit, vetëdorëzohet autori

Autori i plagosjes me armë zjarri të fqinjit të tij është vetëdorëzuar në polici. Ngjarja ndodhi në rrugën “Haki Shehu” në Tiranë më 17 shkurt, ku gjatë një sherri për vendosjen e pengesave në rrugë, 31-vjeçari Amarildo Kamberi (Kuçi) plagosi me armë zjarri në këmbë, 47-vjeçarin Xhevahir Kolaveri.
47-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pistoleta dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/