E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane/ Shembet soleta vdes 43-vjecari

Nje ngjarje e rende ka ndodhur paraditen e sotme ne periferi te kryqytetit ku si pasoje e shembjes se nje solete ka gjetur vdekjen nje 43 vjecar.

Ngjarja e rende ka ndodhur ne Bathore ku 43-vjecari Kadri Lusha ka qene ne soleten e nje banese ne kohen kur kjo e fundit eshte shembur dhe e ka zene poshte ate.

Sipas informacioneve Lusha ka qene duke mbledhur hekura nga soleta ne kohen kur soleta eshte shembur. Plaget kane qe fatale per 43-vjecarin i cili ka nderruar jete.

Nderkohe policia ndodhet ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›