E Martë, 3 Nëntor 2026

Tiranë-Sherr me thika mes të rinjve në Shkozë, vritet 18-vjeçari

Një 18-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti me thika mes disa të rinjve në Tiranë. Sherri ndodhi mbrëmjen e sotme (31 mars) në orën 21:50 në rrethin e Shkozës, ku të rinjtë lëviznin me dy makina.

Të rinjtë janë konfliktuar mes tyre me thika pas një konflikti të çastit, ku është qëlluar edhe 18-vjeçari  A.D.

Si pasojë e plagëve të marra 18-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›