E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë/ Theu masën e arrestit shtëpiak, 39 vjeçari kapet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur

Një 39 vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Policia, gjatë kontrolleve parandaluese në terren, kanë konstatuar një automjet që kryente manovra dhe i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të tij.

Nga verifikimet, rezultoi se ky shtetas po e drejtonte automjetin në gjendje të dehur në masën 1.58 mg/l.

Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›