E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë/ Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, arrestohet 19-vjeçari, 5 persona në hetim

Orjan Cishkeku, 19-vjeçari nga Dibra është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë ka thyer me sende të forta xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë 5 persona të tjerë janë vënë nën hetim për veprime të kundërligjshme gjatë protestës.
Hetimet përfshijnë disa vepra penale mes tyre shkatërrimin e pronës, pengimin e qarkullimit dhe kundërshtimin e punonjësve të policisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›