E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë/ U kallëzua për dhunë ndaj një fëmije të mitur, në kërkim edukatorja

Një 46-vjeçare është kallëzuar nga një shtetas, sa ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku gruaja punon si edukatore. Lidhur me rastin policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e 46-vjeçares.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases, 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›