E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, aksident me pasojë 1 të plagosur, motori përplas një këmbësor

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:00, pranë stacionit të trenit tek rruga Ferit Xhajko, ku një motor pica taxi ka përplasur një këmbësor.

Për pasojë këmbësori, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Në vendngjarje kanë mbërritur mejëherë forca të policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›