Tiranë, arrestohen tre drejtues mjetesh në 24 orët e fundit

Si rezultat i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore në Tiranë ka arrestuar 3 drejtues mjetesh.
Në rrugën “Pjetër Budi”, është ndaluar një automjet, pasi shoferi, i cili rezultoi në gjendje të dehur, ndërsa në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është ndaluar një automjet, pasi drejtuesja rezultoi se nuk ishte e pajisur me leje drejtimi.
Ndërkaq, në Vorë, është ndaluar automjeti me drejtues një person, i cili rezultoi në gjendje të dehur.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve:
-në rrugët “Tish Daija” dhe “Tom Plezha”, janë zhvendosur me karrotrec, 2 automjete që pengonin lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, duke e çuar 15 numrin e automjeteve të zhvendosura gjatë një jave. Njëri prej këtyre automjeteve kishte të pashlyer 53 masa administrative, si dhe është ndëshkuar me masën administrative maksimale 40 000 lekë, drejtuesi i një motomjeti, i cili kryente manovra, duke rrezikuar veten dhe qytetarët./abcnews.al