Tiranë, arrestohet për mashtrim avokati, i mori një qytetari 15 mijë euro
TIRANE – Policia e kryeqytetit arrestoi një 41-vjeçar, me profesion avokat, i cili akuzohet për mashtrim.
Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi B.Koçi i ka marrë një qytetari shumën prej 15 mijë eurosh, duke i premtuar leje dhe sheshe ndërtimi.
Mësohet se denoncimi është bërë nga vetë qytetari që ka rënë viktimë e mashtrimit, pasi ka kuptuar se premtimet e avokatit nuk do të bëheshin kurrë realitet.
Ndërkohë Policia e Tiranës ka nisur hetimet për raste të tjera mashtrimi, në të cilat dyshohet se është përfshirë avokati B.Koçi.
(er.nu/BalkanWeb)