Tirane bashkia aksion per prishjen e kioskave
TIRANE- Bashkia e Tiranes ka nisur se fundmi nje aksion per prishjen e disa kioskave te vogla qe kishin mbetur cepave te kryeqytetit. Keshtu pak dite me pare eshte prishur nje kioske e vogel qe ishte te pallati perballe me Partine Demokratike ku shiteshin libra te ndryshem artistike dhe shkollore. Dhe pak dite me pas eshte prishur nje tjeter konstruksion metalik qe ishte ne hyrje te rruges qe te con te shkolla e mesme Ekonomike dhe qe shiteshin kepuce. Por megjithese jane prishur keto ndertime pamje qe te ofrohet nuk eshte aspak me e mire. Kioskat vetem sa jane shembur dhe jane lene aty per toke duke u kthyer ne nje pirg te madh mbeturinash. Sipas ligjit te urbanistikes mbeturinat duhet ti largojne ata qe i shkaktojne pra pronaret qe i perdornin per te zhvilluar aktivitetin privat por ne te vertete kjo nuk ndodh. Nese nuk nderhyn vete bashkia keto mbeturina te ish-biznese te Tiranes do te vazhdojne te jene nje dekor per kryeqytetin. Nderkohe qe aksioni ka perfshire vetem qendren e Tiranes pasi sa i perket zoneve jo vetem periferike por edhe vetem pak km larg qendres kioskat vazhdojne te jene ne kembe gjithandej. Sigurisht qe ata jane biznese te regjistruara qe paguajne taksat dhe tatimet dhe qe bashkise aktuale i jane lene trashegim nga ish-kryebashkiaku Ramapor kjo nuk e zbeh detyrimin e bashkise qe keto siperfaqe tu rikthehen qytetareve. Ashtu sic edhe pat premtuar vete kreu aktual i bashkise Lulzim Basha.
emke/shqiptarja.com
emke/shqiptarja.com