E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane bllokohen 4 kg kanabis


Tirane 5 nentor 2011 NOA- Policia e kryeqytetit beri te mundur sekuestrimin e nje sasie prej 3 kg 700 grame lende narkotike e dyshuar si kannabis sattiva si dhe arrestimin ne flagrance te dy shtetasve si posedues dhe shperndares te saj.

Si zoterues te saj u arrestua 34 vjecari Luan Ibro dhe 23 vjecari Akil Frangu te dy banues ne Tirane.

Arrestimi i tyre u krye pasi mbreme jane kapur ne flagrance ne qender te Kombinatit duke udhetuar me nje automjet me targa te huaja ku pas nje kontrolli te imtesishem te ushtruar ju gjenden dhe u sekuestruan ne cilesine  e proves materiale nje cante sportive ku ne brendesi te saj gjendej lenda narkotike e llojit kannabis sattiva.

Lidhur me kete rast Prokuroria e Tiranes nisi hetimet per vepren penale Prodhim shitje te lendeve narkotike ne bashkepunim.

a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›