E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane ceremoni perkujtimore per Krasniqin

Mijera qytetare kosovare qe jetojne ne Tirane do te zhvillojne neser nje tubim per te kujtuar ish-ministrin e Mbrojtjes se Kosoves kolonel Ahmet Krasniqin.

Lajmin e bejne te ditur mediat ballkanase sipas te cilave qytetareve kosovare do tu bashkohen edhe familjare miq dhe deputete te Parlamentit te Kosoves qe kane pasur marredhenie me Krasniqin.

Ahmet Krasniqi u vra ne nje atentat ne Tirane 12 vjet me pare. Pikerisht ne vendin e krimit dhe ne varrezat ku prehet trupi i tij do te mbahet dhe ceremonia perkujtimore.

Pjesemarresit ne kete ceremoni do ti drejtojne edhe nje kerkese Prokurorise se Pergjithshme shqiptare qe te zbardhe vrasjen makabre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›