E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, debate ne keshillin bashkiak

Ne mbledhjen e keshillit bashkiak te Tiranes, keshilltaret e PD kerkuan sqarime per projektbuxhetin e vitit 2009.

Kryetari i bashkise Edi Rama tha se projektbuxheti eshte hartuar duke u konsultuar me qytetaret ne degjesat publike.

Por Gjergj Bojaxhi akuzoi se ne keto degjesa nuk jane njoftuar te gjithe qytetaret. “Nuk ka problem pse kane qene ata njerez, por ftesat duhet te kishin qene per te gjithe”, eshte shprehur Bojaxhi.

Por Rama nuk ka ngurruar qe te replikoje. “Me vjen keq per zotin Bojaxhi qe per shkak te mungeses se dritave nuk ka degjuar keto degjesa. Une e perseris se mund te ve ne dispozicion te keshillit kerkesat e qytetareve te Tiranes ne kete qytet”, ka deklaruar Rama.

Duke folur per realizimin e te ardhurave nga taksat, Rama kritikoi njesine bashkiake numer 10, e cila drejtohet nga Gerti Bogdani dhe ka realizuar vetem 5.6 % te tyre.

“Sigurisht qe ceshtja e mbledhjes se tarifave lokale mbetet nje sfide. Eshte dhe nje kulture mbledhja e taksave vendore qe e tregon fakti se vete kryeministri i Shqiperise nuk i ka paguar taksat”, eshte shprehur Rama.

Pasi i eshte pergjigjur pyetjeve te disa keshilltareve, kryesisht te Partise Demokratike, Rama ka lene sallen. Por kjo ka shkaktuar debat te ashper ndermjet keshilltareve te cilet kerkonin rikthimin e tij.

Ne mbledhjen e radhes keshilltare te PD kane insistuar serish per te futur ne rend dite kerkesen per te shkarkuar kryetarin e bashkise Edi Rama, por kjo nuk eshte arritur.

Megjithese edhe disa keshilltare te LSI votuan pro kesaj kerkese, ajo eshte kundershtuar nga shumica e keshilltareve.

Edhe buxheti i bashkise me te madhe ne vend ra viktime e klimes se krijuar. Miratimi i tij u shty dhe do te diskutohet seancen e radhes te keshillit bashkiak te Tiranes.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›