Tiranë, dhunohet monumenti i Pavarësisë, hiqen pllakat anësore

Të tjera rreth shkrimit VD/Qytetarët shkarravisin tek firmat
TIRANE - Monumenti i Pavarësisë i vendosur në mes të Parkut “Rinia” me rastin e 100-vjetorit të lindjes së shtetit shqiptar ka nisur të dëmtohet.
Vetëm 5 muaj pas përurimit të tij ka filluar të “zhvishet” nga faqet anësore.
Pesë pllaka metali të këtij monumenti rezultojnë të vjedhura madje në faqen tjetër të këtij monumenti qyetarë të shumtë i janë radhitur firmëtarve në lënien e shënimeve mbi këtë monument.
Shumë mbishkrime të qytetarëve vihen re krahas atyre të firmëtarëve duke dhunuar monumentin simbol të pavarësisë.
Monumenti i Pavarësisë ka një lartësi 8 metra dhe me bazament 4.4 metra katrorë. Projekti është i arkitektëve Kai Kiklas dhe Visar Obrija.
Pjesa, që ka veshur sipërfaqen e brendshme të monumentit është prej bronzi, ndërsa e jashtmja është më specifike. Brenda është lyer me një vaj lubrifikant mbrojtës dhe gjithçka, që është gdhendur në faqet e brendshme do të ketë një dukje dhe shkëlqim të veçantë.
E gjithë struktura është prodhuar në Austri. Të gjitha janë bërë me laser, në mënyrë që me kalimin e viteve kjo strukturë të mund te marrë një ngjyrë më të errët të një bronzi të vjetër.
Shqiponja është prerë me laser, me precizon, është 10 milimetra e trashë, por peshon 350 kilogram e gjitha, ndërsa është ndriçuar nga pas me dritë të bardhë, që natën të duket e zezë.
Ndërkaq gjithë monumenti peshon 14 tonë, dhe është transportuar me një trajler të madh 4 metra. Në monument janë emrat e firmëtarëve të pavarësisë.
Pranë monumentit është një strukturë tek e cila është menduar të kalojnë njerëzit dhe të ulen. E gjithë kjo strukturë është në një shtresë të derdhur në bronz, që është në lidhje me strukturat e këtij paralelopipedi të hapur.
(Foto ku është pikturuar shqiponjë dhe shkruar numra)
(Foto me shkrimet Fatmira, Aljada)
(Foto ku duken pllakat e hequra)
Shikoni videon nga monumenti i Pavarësisë në Tiranë!
Redaksia Online
(ad.ti/g.h/shqiptarja.com)