E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë, digjet një banesë te ‘Depot e ujit’, zjarrfikësit në vendngjarje

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të martë në kryeqytet. Banesa ndodhet në Sauk, pranë Sanatoriumit në Rrugën ‘Shefqet Ndroqi’.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak është bërë një bombol gazi./vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›