E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, disa lagje vuajnë mungesën e ujit

Disa zona të Tiranës prej ditësh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Një nga botet e ujësjellsit të Tiranës, përpiqet të shuajë etjen e banorëve të Tiranës në zonën e Kombinatit, por nuk mjafton asnjëherë. Sipas banorëve kjo situatë ka thuajse gjatë gjithë stinës së verës dhe fajtor për këtë situatë ata bëjnë ndërrmarrjen e ujësjellsit të kryeqytetit. Banorët shprehen se kanë ditë të tëra që nuk shohin ujë në rubinetat e tyre, ku deri tanimë e kanë siguruar ujin duke e blerë atë, ku një bot me ujë kushton nga 10-15 mijë lekë të vjetra.

Kjo ishte vetëm një lagje e Tiranës ku hasen të tilla probleme, pasi problemi është më i theksuar edhe në pjesë të tjera. Kështu bëhet me dije se probleme me furnizimin e ujit ka zona e Selitës, pjesa e unazës së re apo disa lagje në Sauk dhe në Komunën e Parisit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›