E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane eksploziv automjetit

Një person i identifikuar me emrin Leonard Cezari është plagosur rëndë pasditen e së shtunë në Tiranë pas shpërthimit të një sasie eksplozivi në automjetin e tij.

Mjeti me targa AA 303 DK i tipit benz ngjyrë gri ka shpërthyer në ecje e sipër, ndërsa ndodhej në nënkalimin e Unazës së Re përballë hyrjes së Kopshtit Zoologjik.

Pas shpërthimit automjeti ka ecur edhe disa metra dhe është përplasur me murin rrethues të Kopështit Zoologjik. Kalimtarët dhe banorët e zonës kanë njoftuar policinë dhe personi që drejtonte automjetin është dërguar me urgjencë për në spital.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar në lidhje me këtë ngjarje. Dyshimet e para janë se shpërthimi është shkaktuar nga një sasi eksplozivi e vendosur në mjet dhe që është aktivizuar ndërsa mjeti ishte në lëvizje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›