Tiranë, ekzekutohet me armë biznesmeni i ndërtimit
Pas vrasjes së efektivit të policisë Selami Lena mbrëmjen e së shtunës një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.
Një biznesmen ndërtimi është ekzekutuar me armë zjarri pranë banesës së tij, në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë rrugës Ali Visha në Tiranë ku Ikmet Kotorri është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar. Menjëherë biznesmeni u dërgua me urgjencë në spital po ka humbur jetën rrugës si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të vrasjes së biznesmenit.