E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane ekzekutohet me arme nje 45-vjeccedilar

Mund ta kenë vëzhguar në distancë kur ai në mëngjes ka dalë nga shtëpia e tij tek "Kodra e Priftit", e kanë pritur kur ka parkuar makinën pranë vendit ku kishte autoshkollen e më pas aty e kanë qëlluar tetë herë me armë zjarri duke i sjellë vdekjen.

Policia beson paraprakisht se viktima Luigj Dukagjini, 45 vjeç është vrare me paramendim sipas skemes se mesiperme, pasi autori ose autoret kane mesuar rutinen e perditshme te tij. Siç raporton policia e Tiranës, Dukagjini ka ardhur nga Mamurrasi pothuajse dy vjet me pare ka dy fëmijë në një kohe qe per nje kohe te gjate pothuajse 10-vjecare ka jetuar ne Gjermani. Paraprakisht policia po perpiqet te zbardhe aktivitetin e viktimes ne Gjermani nese ka patur apo jo probleme me ligjin ne kete vend, per shkak te dyshimeve paraprake se kjo vrasje mund te kete lidhje me larjen e hesapeve sic ka ndodhur me se shumti me raste te ekzekutimeve te emigranteve kur kthehen ne vendin e tyre. Nga te dhenat e para qe policia po grumbullon mbi aktivitetin e viktimes, mesohet se Luigj Dukagjini eshte pronar i nje autoshkolle ne Tirane, nuk ka ka shfaqur asnje ankese ne komisariat per ndonje perplasje apo konflikt,version ky i konfirmuar edhe nga bashkeshortja e te ndjerit e cila mesohet t'i kete thene polcise se nuk di agje per ndonje mosmarreveshje te mundshme te Luigjit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›