Tiranë, furgoni del ngarruga 12 të plagosur3 në gjendje kritike
TIRANË- Aksident i rëndë në kryeqytet. Mbrëmjen e sotme një furgon me targa TR 5375 T ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, për pasojë kanë mbetur të plagosur 12 persona. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00, pranë urës së Tapizës, ndërsa ende nuk bëhen të qarta shkaqet e devijimit të rrugës. Mjeti drejtohej nga Bashkim Yzeiri.
Pasagjerët e aksidentuar janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ku mjekët deklarojnë se 3 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën, ndërsa 9 të tjerët janë jashtë rrezikut.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin ku edhe ka ndodhur aksidenti, duke nisur hetimet e menjëhershme, por deri tani nuk bëhen të ditura shkaqet.
(m.a/BalkanWeb)