E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane incident me eskorten e Berishes

Pak minuta pas mbarimit të takimit të zhvilluar në selinë blu mbrwmjen e sw hwnws, një makinë që lëvizte kundravajtje i ka prerë rrugën eskortës së kryeministrit Berisha, duke alarmuar truprojat e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, teksa eskorta kryeministrore kalonte përmes bulevardit Dëshmorët e Kombit, përpara Hotel Dajtit. Papritur një makinë ka hyrë kundravajtje, duke rrezikuar eskortën e Kryeministrit Berisha, pjesë e së cilës ishte edhe makina e Ministrit të Brendshëm Flamur Noka.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës, Ervis Hoxhën, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur dhe kishte hyrë gabimisht në drejtimin e kundërt të lëvizjes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›