E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, ish-të përndjekurit qëllojnë me vezë dy makina të Gjykatës Kushtetuese

Gazeta Shqip

Një grup ish-të përndjekurish politikë kanë qëlluar me vezë dy makina zyrtarësh të Gjykatës Kushtetuese. Mëngjesin e sotëm, ish-të përndjekurit kanë qenë para selisë së kryeministrisë dhe më pas janë zhvendosur para Kryesisë së Kuvendit, ku kanë qëlluar me vezë makinat me targa TR 0279 Z dhe TR 0283 Z, që ndodheshin të parkuara.

Ky nuk është rasti i pari që ish-të përndjekurit reagojnë në këtë mënyrë. Në nëntor të këtij viti, një grup të përndjekurish politikë qëlluan me vezë makinën e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Skënder Tufa, ish-koordinatori i grevës së urisë së ish-të përndjekurve politikë e argumentoi gjestin me fyerjen dhe provokimin që sipas tyre zonja Topalli i ka bërë gjithë klasë së të përndjekurve politikë, ku bën pjesë edhe vetë. Ndërkohë në shtator, makina e kryeministrit Sali Berisha u qëllua me dy qese miell, teksa hynte në oborrin e Parlamentit.

27 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, ish-të përndjekurit qëllojnë me vezë dy makina të Gjykatës Kushtetuese burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›