E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kapet banda me 18 anëtarëgrabisnin motora dhe banesa

TIRANE – Një grup kriminal prej 18 personash, të fokusuar në vjedhjen e motorrëve dhe banesave, janë arrestuar gjatë dy ditëve të fundit, nga policia e Tiranës. Zëdhënësja e Policisë, Alma Katragjini, bëri të ditur sot se “strukturat e policisë së kryeqytetit, brënda 48 orëve të fundit, kanë bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e 18 personave për kryerjen e veprave në fushën e vjedhjes, drogave dhe të plagosjes së rëndë me dashje.

Komisariati i Policisë nr.4 Tiranë në bashkëpunim me komisariatet e policisë Lac, Lezhë, dhe Mirditë, bënë të mundur mbrëmë, arrestimin e Dervish (Saimir) Fetah Kalemit, 25 vjeç, lindur në Rrostej, Durrës, i dënuar më parë për vjedhje dhe të Trandafil Skënder Alisë, 25 vjeç, banues në Babrru, Tiranë. Këta shtetas janë kapur përgjatë momenteve të vjedhjes së një motori në Paskuqan Tiranë, në bashkepunim dhe me shtetasit, Gazmir Preka, 27 vjeç dhe Ermir Shabanaj, 28 vjeç.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri-tjetrin, dyshohet se janë autorë dhe një grup kriminal me tendencën e vjedhjes së motorave dhe të banesave, që vepronin gjatë orëve të natës, duke i dërguar ato më pas në qytetin e Lezhës dhe në Milot tek disa miqtë të tyre, ku edhe i shisnin.

Gjithashtu në lidhje me këtë procedim po hetohen në gjëndje të lirë shtetasit, Gezim Pashk Karaçi, 24 vjeç, Kond Pashk Karaçi, 22 vjeç si dhe Kristian Luke Bibaj, 21 vjeç. Eshtë dokumentuar implikimi i tyre në 18 vjedhje. Ndaj shtetasve Gazmir Preka dhe Ermir Shabani është bërë shpallja në kerkim policor dhe po punohet për gjetjen e tyre dhe dokumentimin ligjor të këtyre vjedhjeve.
 
Përveç tyre, përfundoi Katragjini, mbrëmë, Komisariati i policisë nr.2 Tiranë arrestoi në kushtet e flagrancës shtetasit A. Skana, 18 vjeç dhe Soni Vac Mema, 21 vjeç, pasi në afërsi të fushës së Aviacionit në bashkëpunim me njëri tjetrin i kanë vjedhur varësen e një shtetaseje.

Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›