E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme në kryeqytet, ku një kalimtar ka humbur jetën.

Mësohet se viktima është Hani Musliu, 51 vjec.Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Ndërkohë që policia bën me dije se 51-vjeçari u përplas për vdekje nga një makinë, drejtuesi i të cilit është larguar menjëherë nga vendngjarja pas aksidentit.

Unifromat blu të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes kanë nisur punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›