Tiranë, mbytet një adoleshent në pishinat pranë liqenit
Një adoleshent ka gjetur vdekjen paraditen e sotme në kryeqytet pasi është mbytur në pishinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek pishinat pranë liqenit artificial ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se adoleshenti ende i paidentifikuar është hedhur nga kati i tretë i trampolinës dhe nuk ka mundur dot të dalë nga pishina.
Menjëherë adoleshenti është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak por ka ndërruar jetë.
Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e adoleshentit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së tij.