E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane merr flake ne ecje urbani

Autobusi i linjës Institut-Qendër është përfshirë nga flakët mëngjesin e të martës ndërsa ishte duke lëvizur dhe brenda tij kishte pasagjerë.

Ngjarja ndodhi te Rruga e Durrësit, pranë shkollës ‘Qemal Stafa’ dhe mendohet se një defekt në motor ka shkaktuar flakët të cilat vinin nga pjesa e prapme e urbanit.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga ngjarja, pasi shoferi i urbanit hapi menjëherë dyert dhe pasagjerët kanë dalë jashtë.

Aksidenti bllokoi për minuta të tëra trafikun në rrugë, ndërkohë që zjarrfikëset punonin për shuarjen e flakëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›