E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane mijera njerez pa energji

Mijëra banorë në Tiranë që nga dita e djeshme kanë mbetur pa energji elektrike për shkak se një kompani ndërtimi e kontraktuar nga Bashkia e Tiranës për sistemimin e kanalizimeve ka prerë kabllot elektrike në Laprakë.

Pa energji elektrike kane mbetur banoret ne rrugen Babe Rexha, pallatet e Izraelit prane Fushes se Aviacionit, zona prane ish-shkolles se partise e te tjera.

Kompania CEZ Shperndarje njofton se keto zona do te vazhdojne te mbeten pa energji elektrike per shkak se defekti eshte i rende. Nderkohe ne vendin ku eshte demtuar kablli thone se ende nuk gjendet nje pjese e kabllit dhe te pakten ne mesdite aty nuk po punohej. Nderkohe qe banoret akuzojne punonjesit e CEZ, se u kane kerkuar banoreve te blejne kabell e me pas te nisin riparimin.

Nuk eshte hera e pare qe banoret mbeten pa energji elektrike apo pa uje te pijshem pasi firmat e ndertimit, kur punojne nuk kane ne dispozicion harten me shtrirjen e kabllove elektrike telefonike apo tubacioneve te ujit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›