E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, nis prishja e pallatit 12 katesh

Ka nisur ne oret e para te mengjesit te sotem ne kryeqytet prishja e pallatit 12 katesh ne qender te Tiranes, prone e kunatit te deputetit te PS Dashamir Peza.
Sipas informacioneve te fundit, shembja e nderteses po behet nga agjentet e Inspektoriatit te Larte te Ndertimit. Shembja e pallatit nisi qe vitin e kaluar, ku gjate procesit pati nje konfrontim mes policise bashkiake dhe asaj te rendit, si dhe kundershtimin e deputeteve te PS qe u mblodhen ne vendngjarje. Prona ne fjale konsiderohet nga qeveria e paligjshme dhe pronari i saj eshte akuzuar nga kryeministri Berisha si eksponent i “mafias se ndertimit”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›