E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, nis puna për Tortën e Pavarësisë

TIRANE- Torta e Pavarësisë do të vendoset  në pjesën e përparme të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ndërsa puna për përgatitjen e saj tashmë ka nisur.

Janë angazhuar 150 persona, ndërsa çdo ditë do të përgatiten rreth 1200 pandispanja.

Pastiçieret gjate punes per pergatitjen e Tortes se Pavaresise

Për përgatitjen e saj do të duhen 2379 kg miell, 38064 kokrra vezë, janë rreth 1770 kg sheqer, 20 kg vanilje, 500 kg shegë.

Sipas Bashkisë së Tiranës, torta do të jetë e përbërë nga disa shtresa, shtresa e parë do të fillojë me pandispanjën dhe do të laget me sherbet, me shijen e rrushit, më pas do të hidhet kremi i pastiçerisë, më pas do të mbulohet sërish me pandispanjë dhe shurupin e rrushit sërish, do të mbulohet me krem pastiçerie, me glase dhe me shegë.

Përpos simboleve kombëtare, torta do të rrethohet me gjethe ulliri që është simboli i mirësisë dhe paqes. Bashkia njofton se ka menduar edhe për ndarjen e tortës, pasi do të angazhohen rreth 50 punonjës, që do tua shpërndajnë qytetarëve në ditën e festës.

Instituti i Higjienës, AKU, dhe AMK janë marrë dhe po vijojnë të merren me higjienizimin e ambientit ku po bëhet torta por edhe me hapësirën përpara TKOB, ku do të vendoset ajo.

Torta do te jete 500m² dhe është dhuratë e një grupi pastiçierësh dhe Bashkisë së Tiranës, për qytetarët në këtë 100 vjetor të Pavarësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›