E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane nis rikonstruksioni i rrugeve

Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha inspektoi punimet në infrastrukturën rrugore në zonën e Porcelanit.

Në rrugën Dalip Topi dhe Marije Kraja, problemet kryesore kanë të bëjnë me mungesën e kanalizimeve të ujërave të zeza që krijojnë një ambient të ndotur dhe burim sëmundjesh.

Zoti Basha tha se do të mbajë premtimin që u ka bërë qytetarëve të kësaj zone dhe se punimet e nisura tani do të përfundojnë shumë shpejt.

“Sot kam kënaqësinë e vecantë të inspektoj fillimin e punimeve, jo vetëm për ndërtimin e kolektorit, por edhe ndërtimin e një rrugë mbi këtë kolektor”, tha Basha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›