Tiranë, nis rikontruksioni i kopshtit numër 38
Bashkia e Tiranës nis rikontruksionin e kopshtit numër 28 në kryeqytet.
Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha është shprehur se rikonstruksioni i këtij kopshti i paraprin investimeve në 6 kopshte të tjera, për përmirësimin e kushteve me elementare për ti pajisur ato me standardet evropiane.
“Sot fillon rikontruksioni i këtij kopshti në këtë lagje të vjetër të Tiranës, kopësht i cili ka mungesë të cilësisë së shërbimit, të kushteve elementare që është ngrohja qëndrore, etj. Ky kopsht i shtohet edhe 6 kopshteve dhe 2 shkollave që do të inagurohen në ditët në vijim tha Basha.
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve në lidhje me ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, Basha tha se ka nisur procedura e parakualifikimit të ofertave, e cila do të vijojë me mbyllen e ofertave dhe shpalljen e fituesit.
I pyetur për mundësinë e rrëzimit të projektit nga kryeministri i ardhshëm Edi Rama, Basha sqaroi se Kushtetuta dhe dëshira e qytetarëve prevalon mbi çdo çështje tjetër.