E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane operacion antidroge dy ne pranga

Dy persona janë ndaluar dhe disa kilogramë heroinë janë kapur nga policia e Tiranës, në një operacion antidrogë, mëngjesin e ditës së dielë.

Policia e kryeqytetit ishte ajo që konfirmoi lajmin, por pa bërë të ditur identitetin e të arrestuarve dhe sasinë ekzakte të lëndës narkotike, pasi operacioni është ende në vazhdim.

Në javën kur Shqipëria u konsiderua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një vend tranzit për kalimin e drogës dhe prodhues i drogërave të lehta si kanabis, forcat e rendit kanë lëshuar një seri aksionesh që kanë përfunduar me bllokimin e disa sasive të konsiderueshme të narkotikëve.

Ditën e premte, në qytetin e Durrësit, një trafikant u ndalua pas një shkëmbimi zjarri së bashku me shtatë kilogramë heroinë.

Më parë gjatë javës, autoritetet italiane ndaluan një motoskaf të fuqishëm që transportonte 1,7 tonë marijuanë nga Shqipëria për në vendin fqinj. Të pesë shtetasit shqiptar që ndodheshin në brendësi të mjetit u prangosën nga policia.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›